×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Lideri i talibanëve është vrarë

    Insajderi
    23 May 2016 - 08:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka konfirmuar se udhëheqësi i talibanëve, Mullah Akthar Mansur, është vrarë.

    Obama ka thënë se vdekja e tij është një moment i rëndësishëm në përpjekjet për të sjellë paqe në Afganistan.

    “Kemi hequr liderin e një organizate që ka vazhduar të bëjë komplote kundër nesh, të kryejë sulme kundër forcave amerikane dhe atyre të koalicionit, si dhe të luftojë kundër popullit afgan”, ka thënë Obama.

    Autoritetet afgane kanë thënë se Mansur është vrarë më 21 maj në një sulm të telekomanduar të SHBA-së, në provincën Baluçistan të Pakistanit.

    Mansur është shpallur lider i talibanëve në korrik të vitit 2015, disa ditë pasi Qeveria afgane ka konfirmuar se udhëheqësi shpirtëror i talibanëve, Mullah Mohammad Omar, ka vdekur në Karaçi të Pakistanit, dy vjet më herët./rel

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark