Edhe një dyshe tjetër në showbiz, e cila ka ngritur dilema në publikun e gjerë për një lidhje apo edhe një fejesë të mundshme. Mozzik, reperi i njohur po aludohet se ka rrëmbyer zemrën e vajzës së Lutfi Hazirit, Lotinës.
Një udhëtim në Afrikë ka bashkuar dy figurat e showbizit, derisa arsyeja e udhëtimit të tyre, nuk po dihet ende. Një udhëtim për xhirimin e një klipi ku do të jetë pjesë Lotina apo udhëtimi i muajit të mjaltit? Kjo është dilema.
Mozzik dikur ishte i martuar me reperen e njohur shqiptare në Gjermani, Loredanën me të cilën ka edhe një vajzë.
Pas ndarjes së tyre, ata siç duket kanë ruajtur raportin me një respekt të dyanshëm, pavarësisht dramave të krijuara dikur.
Pas një kohe, Loredana ka filluar një lidhje me futbollistin e njohur Karem. Me aq sa kemi parë, Mozzik-ut iu është dashur më shumë kohë për të dashuruar përsëri.
E Lotina duket të jetë vajza që ia ka marrë mendjen reperit. Bukurojsha me prejardhje nga Gjilani, tash e një kohë është e njohur edhe si prezantuese në media, e cila admirohet për sharmin dhe bukurinë natyrale të saj.
Ishte një fotografi e publikuar fillimisht nga Mozzik i cili la mister për publikun vajzën që e kishte në krah, por publiku reaguan shumë shpejtë duke zbuluar detaje që shfaqin hapur lidhjen e tyre.
Ata nuk e ndjekin njëri-tjetrin në instagram, por fotografitë e postuara nga i njëjti vend tregojnë se diçka mund të ketë mes tyre.
Në fotografi, shihen edhe me unaza në duar, që ngjasojnë shumë me unaza fejese.
Nuk dihet nëse kjo është thjeshtë një lëvizje e tyre për vëmendje, por ajo çfarë është më interesante është pikërisht mundësia e krijimit të një “miqasie” mes LDK-së dhe PDK-së.
Dihet tashmë se Mozzik është mbështetës i Partisë Demokratike të Kosovës, e dikur shihej shumë i afërt me Kadri Veselin, të cilin e ka vizituar edhe në Hagë kohë më parë.
Ndërkaq, Lotina është vajza e njërit nga figurat kryesore të LDK-së.