Gara më e madhe për klube në Evropë, Liga e Kampionëve do të rikthehet sonte me dy ndeshje mjaft të “nxehta”.
Në mbrëmjen e sontme, do të luhen dy ndeshje kthyese për fazën çerekfinale.
Real Madridi që mposhti Chelsean në “Stamford Bridge” me rezultat 3:1, sonte e synon ta vulos kualifikimin në “Santiago Bernabeu”.
Nga ana tjetër, Bayern Munichu ka punë më të vështirë sonte.
Skuadra e Jurgen Nagelsmann që u mposhtë nga Villareali në Spanjë, sonte synon fitore për t’u kualifikuar tutje.
Ndryshe, të dyja ndeshjet e sontme nisin nga ora 21:00.