Ardi Arifi është një prej talentëve më premtues që aktivizohet në futbollin e Kosovës.
Gjegjësisht, talenti lipjanas është pjesë e Arbërisë së Dobrajës këtë edicion, aty ku u huazua nga Ulpiana.
Paraqitjet e tij këtë edicion me Arbërinë kanë zgjuar vëmendjen e klubeve të mëdha të Superligës së Kosovës.
Burime të FrontOnline mësojnë se Arifi është përcjellur me vëmendje nga disa klube të mëdha të elitës në javët e fundit.
Ai shkëlqeu në humbjen e Arbërisë 2:3 kundër Vushtrrisë të premten dhe po ashtu në triumfin 3:2 kundër Ramiz Sadikut në kampionat.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat për Arifin në afatin kalimtar veror.