×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Liga e Konferencës: Shqipëria shpall ditë pushimi 25 majin

    Insajderi
    18 May 2022 - 16:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Shqipërisë ka shpallur festë publike në Tiranë për të mërkurën e ardhshme, kur kryeqyteti i saj do të presë finalen e Ligës së Konferencës ndërmjet Romës dhe Feyenoordit.

    Kjo finale do të luhet më datën 25 maj prej orës 21:00 dhe Shqipëria tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet për ta pritur këtë ngjarje të madhe. Kryeqyteti shqiptar do të jetë një zonë vetëm për këmbësorët si pjesë e masave “për të organizuar në mënyrën më shembullore një nga ngjarjet më madhore që kanë ndodhur në Shqipëri”, tha të mërkurën ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi.

    Deri në 100.000 tifozë italianë dhe holandezë priten në Tiranë, edhe pse secilës palë i janë ndarë vetëm nga 4000 bileta për finalen inauguruese të kompeticionit të kategorisë së tretë evropiane për klube. Kapaciteti në Arenën Kombëtare apo në stadiumin “Air Albania” në Tiranë është vetëm 20.000 vende.

    “Ne po marrim të gjitha masat për ta bërë ditën festive për të gjithë, jo vetëm për tifozët italianë dhe ata holandezë”, tha Çuçi.

    UEFA zgjodhi Tiranën si mikpritëse për finalen e Ligës së Konferencës në muajin dhjetor të vitit 2020, një vit pasi stadiumi i ri u hap zyrtarisht dhe përpara se ndonjë ekip të kualifikohej për të hyrë në garën debutuese të UEFA-s për klube. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark