Bashkimi Evropian ka qenë i qartë për qëndrimin e tij në lidhje me përmbajtjet terroriste të publikuara online.
Ditën e djeshme Parlamenti Evropian votoi në favor të një rregulloreje e cila kërkon që kompanitë e internetit të fshijnë përmbajtje të tilla brenda një ore ose të përballen me pasoja financiare nga autoritetet.
Kompanitë të cilat vazhdimisht dështojnë në adresimin e kësaj problematike mund të gjobiten deri në 4% të të ardhurave të tyre globale.
Kompanitë nuk do të detyrohen të monitorojnë përmbajtjet apo të instalojnë filtra automatikë. Megjithatë ato do të aplikohen vetëm nëse ka shkelje të vazhdueshme në menaxhimin e përmbajtjeve terroriste.
Bashkimi Evropian shkon drejt zgjedhjeve në muajin Maj prandaj anëtarët e ri mund të kenë impaktin e tyre deri në versionin final të tij. Sipas BBC-së duke cituar një zyrtar të Komisionit Evropian, ndryshimet e bëra në të nga Parlamenti mund të nxjerrin ligj inefektiv.
Ai do të prekë platformat si Facebook, Twitter dhe YouTube.