Insajderi
Op-Ed

Ligji modern dhe Jurisprudenca fetare bien dakord: pa prezumim pafajësie nukka drejtësi

Insajderi
09 January 2026 - 19:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ligji modern dhe Jurisprudenca fetare bien dakord: pa prezumim pafajësie nukka drejtësi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Autor: Zyhdi Hajzeri- Jurist dhe Imam

Parimi i prezumimit të pafajësisë përfaqëson një pikë përputhjeje të plotë ndërmjetjurisprudencës fetare islame dhe jurisprudencës penale moderne. Ky parim nuk është produkti një epoke apo kulture të caktuar, por një normë universale e drejtësisë, e pranuar si në sisteminjuridik bashkëkohor, ashtu edhe në trashëgiminë juridike fetare, e ndërtuar mbi parime të fortamorale, racionale dhe njerëzore.Në rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, prezumimi i pafajësisë është shtyllë epadiskutueshme e së drejtës penale.

Ai buron nga Kushtetuta, nga legjislacioni procedural penaldhe nga vetë filozofia e shtetit të së drejtës. Askush nuk mban barrën e provës për pafajësinë evet. Përgjegjësia për të provuar fajësinë i takon gjithmonë autoritetit që akuzon. Çdo dyshim iarsyeshëm interpretohet në favor të të pandehurit. Kjo është mënyra e vetme për ta mbajturdrejtësinë larg arbitraritetit dhe pushtetit të pakontrolluar.

E njëjta qasje gjendet në mënyrë të qartë dhe të artikuluar në jurisprudencën fetare. Ajo nisetnga parimi se njeriu është i lirë nga përgjegjësia dhe i pastër në dinjitet derisa të provohet ekundërta me dëshmi të sigurta. Kurani urdhëron verifikim dhe ndalon ndërtimin e gjykimeve mbihamendësime, siç thuhet në fjalën e Zotit:

“O ju që besuat, nëse ju vjen një i pabesë me ndonjë lajm, verifikojeni, që të mos i bëni dëm njëpopulli nga padituria, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë.”Po ashtu, Kurani vendos një rregull të përgjithshëm që e përjashton gjykimin pa dije:“Mos ndiq atë për të cilën nuk ke dijeni.

”Në traditen profetike, parimi procedural është edhe më i qartë dhe i drejtpërdrejtë. ProfetiMuhamed ka thënë:“Sikur njerëzve t’u jepej sipas pretendimeve të tyre, disa do të pretendonin gjakun dhe pasurinë etë tjerëve, por barra e provës i takon atij që pretendon.

”Ky është formulim i saktë i prezumimit të pafajësisë dhe i ndarjes së drejtë të barrës së provës.Për më tepër, jurisprudenca fetare ka vendosur parimin mbrojtës në fushën e dënimeve:“Largojini dënimet për shkak të dyshimeve.”

Kjo tregon se edhe kur ekziston dyshim serioz, ndëshkimi nuk lejohet, sepse ruajtja e jetës, enderit dhe e dinjitetit të njeriut ka përparësi absolute.Nga kjo del qartë se jurisprudenca fetare dhe jurisprudenca penale moderne janë në pajtim tëplotë sa i përket prezumimit të pafajësisë.

Të dyja e shohin këtë parim si kusht themelor përekzistencën e drejtësisë dhe jo si rregull teknik të zëvendësueshëm.Në këtë aspekt, çdo tentativë për ta hequr ose dobësuar prezumimin e pafajësisë nuk ështëthjesht ndryshim normativ, por rrënim i drejtësisë në vetvete.

Në aspektin e jurisprudencësfetare, kjo përbën shkelje të ndalimit të padrejtësisë dhe përmbysje të parimit të ruajtjes sënjeriut. Në aspektin juridik modern, kjo shkatërron shtetin e së drejtës, e zhvesh gjykimin ngaprova dhe e kthen procesin penal në mjet frikësimi dhe ndëshkimi paraprak.Heqja e prezumimit të pafajësisë shemb drejtësinë, shkatërron jetën e njeriut dhe e degradonsistemin e drejtësisë moderne duke e kthyer atë në forma parajuridike dhe parahistorike, kusundon dyshimi, jo ligji, dhe ku fati i individit vendoset nga paragjykimi, jo nga e vërteta.

Pa këtëparim, as jurisprudenca moderne dhe as jurisprudenca fetare nuk mund të flasin më për drejtësi,por vetëm për pushtet të zhveshur nga morali dhe ligji.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark