×
Insajderi / Insajderi

Ligji për Qeverinë do të dërgohet në Kushtetuese

Insajderi
27 October 2022 - 14:05
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta dërgojë Ligjin për Qeverinë në Kushtetuese, sipas asaj që deklaroi shefi i deputetëve të kësaj partie, Besnik Tahiri, i cili tha se përmes këtij ligji i jepet të drejtë zëvendësministrit për votim.

Tahiri në seancë plenare ka theksuar se po shkelen edhe dy funksione të rëndësishme të Kuvendit të Kosovës.

“Kjo seancë që po mbajmë tash sapo është duke i shkelur dy funksione të rëndësishme që ne i kemi si institucional. Unë e kuptoj që Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje paska arritur të mbledhur pas një kohe të gjatë në Kuvend 63 vota. Mirëpo, të anashkalohen të gjitha procedurat të shqyrtimit të ligjeve me rëndësi vitale, nuk është asgjë tjetër përveç shkelje e funksionimit dhe ndërhyrje në punën tonë që kemi në kryesi”, tha ai.

Sipas Tahirit e drejt që zëvendësministrave tu lejohet me ligj votimi, është kundër kushtetuese.

“Unë e kuptoj që këtë rregullorja e lejon, mirëpo kjo qasje është e gabuar dhe që nuk i bën nder këtij kuvendi. Po ashtu, dua të them këtu që ne sapo kaluam një ligj (Ligjin për Qeverinë), i cili në mënyrë antikushtetuese i jep të drejtë zëvendësministrit të votojë. AAK këtë ligj do ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese, për shkak se jemi të bindur që kjo e drejtë që iu ka dhënë me ligj zëvendësministrave është kundër kushtetuese”, ka deklaruar ai.

Me 63 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim në seancën e sotme është miratuar Ligji për Qeverinë.

OP-ED
Nga Rubrika
Insajderi
01 September 2023

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark