Edon Zhegrova ka dhuruar tjetër paraqitje të mirë në Ligue 1. Të dielën, Zhegrova asistoi për Lille, në barazimin 1:1 me Toulousen, ndeshje kjo e xhiros së 12-të të kampionatit francez.
Në minutën e 30-të, 24 vjeçari asistoi për Leny Yoro.
Paraqitja e reprezentuesit të Kosovës ndaj Toulouse, u vlerësua me notën 6.9, nga ‘SofaScore’.
Zhegrova ka një gol e katër asistime për Lillen këtë edicion.
Lille është në pjesën e epërme të tabelës me 20 pikë nga 12 ndeshje.