Këngëtarja britanike, Lily Allen, nuk ndihet e sigurt pasi prej disa vitesh përndiqet nga një i panjohur për të.
Makthi ka filluar qysh nga viti 2009 kur një ndjekës në Twitter i ka shkruar këngëtares duke pretenduar se kishte shkruar tekstin e një nga këngëve të saj.
Më pas Alex Gray, personi me sëmundje mentale që po e ndjek këngëtaren, i ka dërguar asaj shkrime kërcënuese në shtëpi dhe në shtëpinë e motrës. Lily ka denoncuar këtë rast në polici.
Vitin e kaluar këngëtarja është ndier e rrezikuar përsëri sepse është zgjuar në mëngjes dhe ka gjetur dikë duke u përpjekur të hapë derën e dhomës të gjumit. Ka qenë përsëri Gray ai që ka hyrë në shtëpinë e këngëtares,por pasi ka shkuar policia në vendngjarje ka zbuluar se Lily-t i kishin vjedhur portofolin dhe ia kishin djegur atë, shkruan The Guardian.
Gray është akuzuar dhe u kap për vjedhje dhe ngacmim. Por këngëtarja shprehet se nuk është e zemëruar me të, pasi ai ka probleme mendore dhe duhet të trajtohet. Ajo mendon se nuk është e sigurt deri në momentin që Gray do të trajtohet sepse edhe në qoftë se burgoset, kur të dalë nga burgu ai mund ta përndjekë sërish.