Kreu i Nismës Socialdemokrate ka shpjeguar sërish deklaratën e tij ndaj ushtruesit të detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhajt, për të cilin tha se nga Vjena kishte deklaruar se do të kërkoj azil në Beograd, nës UÇK e fiton luftën.
Limaj në Pressing të T7 tha se u detyrua të përgjigjej pasi Hoxhaj kishte bërë thirrje që të mos votohet Nisma,
Limaj tha se ka argumente të shkruara për atë çfarë ka thënë duke thënë se nuk është hajgarexhi dhe se kujdeset për fjalën publike që e thotë.
“Zotri Hoxhaj ka bë thirrje mos me votu Nismën prandaj unë jam detyru me u përgjigj, dhe jam përgjigj pse nuk duhet me votu zotri Hoxhën. Është përgjigje për zotri Hoxhën. Unë jam politikan i kujdesshem, nuk jam hajgarexhi, as nuk jam spekulant, kujdesem për fjalën publike që e them. Kemi argumente edhe të shkruara, protagonistët e atij momenti kur ka ndodh”, ka deklaruar Limaj.