×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj: Kauza jonë për çlirimtarët pas 14 shkurtit do të jehojë fuqishëm në Parlamentin e Kosovës

    Insajderi
    02 February 2021 - 21:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vazhduar fushatën elektorale në Mleqan, Balincë, Llozicë dhe Vërmicë të Malishevës.

    Limaj gjatë takimit me banorët e këtyre zonave ka theksuar se kauza e tyre për çlirimtarët pas 14 shkurtit do të jehojë fuqishëm në Parlamentin e Kosovës.

    ‘Mbështetja për kauzën tonë është mbështetje për sakrificën e shumë djem e vajzave shqiptare që i kanë shërbyer me përkushtim e dinjitet 121-it në ditët më të vështira për vendin”

    Shkrimi i plotë:

    Çdo projekt madhor që është nisur në Llapushë i ka shërbyer gjithë Kosovës!

    Mbështetja që sonte mori fryma jonë çlirimtare në Mleqan, Balincë, Llozicë dhe Vërmicë të Malishevës, nga kjo zonë që në ditët më të vështira ka ditur t’i dal në mbështetje proceseve të rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar vendi, është dëshmi e qartë se, kauza jonë për çlirimtarët pas 14 shkurtit do të jehojë fuqishëm në Parlamentin e Kosovës.

    Mbështetja për kauzën tonë është mbështetje për sakrificën e shumë djem e vajzave shqiptare që i kanë shërbyer me përkushtim e dinjitet 121-it në ditët më të vështira për vendin.

    Kauza jonë nuk është e lehtë, por ne i kemi hyrë më shpirt, sepse ne i besojmë dhe kemi dëshmuar që kauzat çlirimtare i çojmë deri në fund, deri në fitore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark