×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Limaj: Koalicioni AAK-Nisma është lajm i mirë për Kosovën

    Insajderi
    18 January 2024 - 23:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se koalicioni AAK-Nisma është një alternativë serioze dhe lajm i mirë për vendin.

    Sipas tij ka pasur nevojë për një alternativë të vendosur fuqishëm e cila garanton siguri,

    “Ne kemi një ribashkim dhe ky është një lajm i mirë për Kosovën, është kërkesë e kohës, njerëzit që ndihen të papërfaqësuar, ka pasiguri në këtë vend, të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur këto dy-tri vite ka nevojë për dinamikë të re të opozitarizmi, ka nevojë për një alternativë të vendosur fuqishëm e cila garanton siguri, jep siguri, jep përvojë dhe e dinamizon jetën politike në Kosovë, i jep mundësi dhe shpresë të gjithë atyre njerëzve që ose ndihen të papërfaqësuar, ose janë të pakënaqur, ose janë të prekur dhe ndihen keq nga kjo qeverisje dhe kjo alternativë, është mundësi e madhe që të bashkohen energjitë pozitive, dhe ky ka qenë qëllimi ynë, të bëjmë një hap drejt koordinimit dhe bashkëpunimit dhe për tu ofruar mundësi edhe grupeve tjera që të ndërtojmë një alternativë e cila do t’i jepte mundësi të reja Kosovës”, tha Limaj në Rubikon.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark