×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj mohon akuzat për vrasje – thotë se po i ndihmon drejtësisë

    Insajderi
    12 May 2016 - 20:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për rreth katër orë sot Prokuroria Speciale e Kosovës e intervistoi kryetarin e NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj, si  dyshuar kryesor në vrasjen e dy civilëve shqiptarë më 2 tetor të vitit 1998, sipas Limajt, kanë qenë orët kur ai i ka ndihmuar drejtësisë.

    Fatmir Limaj, i njohur si komandant Çeliku, dyshohet se ka dorë në ekzekutimin pa gjyq të Ramiz Hoxhës nga Bellanica dhe Selman Binishit nga Banja. Aso kohe Limaj ishte komandant i zonës.

    Me të dalë nga objekti i Prokurorisë Speciale, i shoqëruar nga avokati i tij, Tahir Rrecaj, lideri i NISMA-s tha se ai është i gatshëm të jap ndihmën e tij në zbardhjen e drejtësisë së këtij rasti.

    “Kemi qenë të ftuar nga Prokuroria për të sqaruar një rast nga lufta çlirimtare. Nga deklarimet e mija shpresoj që ta kem ndihmuar drejtësinë dhe shpresoj që fajtorët të dalin para drejtësisë”, deklaroi ish-komandanti i UCK-së.

    Hetim i ri kundër Fatmir Limajt – dyshohet për vrasjen e dy civilëve shqiptarë

    Ramiz Hoxha, ishte pushkatuar nga pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 2 tetor 1998. Atij i ishte prerë edhe koka. Përgjegjësinë për vrasjen e tij e kishte marrë Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së me komunikatën numër 4.

    Po atë ditë ishte pushkatuar nga e njëjta skuadër edhe i riu Selman Binishi. Arsyeja pse ishte vrarë, dyshohet se ishte fakti se ai u kishte thënë ushtarëve të maskuar të UÇK-së, se e dinte se po i njihte se kush janë ata.

    Skuadra, e kishte futur në bagazh të veturës duke e dërguar në një mal dhe duke e pushkatuar së bashku me Ramiz Hoxhën./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark