×
Zgjedhjet 2021

Limaj në Ferizaj: Në Kosovë ka shumë politikanë, por pak burrështetas

Insajderi
07 February 2021 - 18:47
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nisma Socialdemokrate ka mbajtur sot një tubim elektoral në komunën e Ferizajt.

Kryetari i këtij subjekti politik, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova ka shumë politikanë, por pak burrështetas për tra drejtuar vendin, njofton Klan Kosova.

“Kosova sot më shumë se kurrë ka nevojë për pjekuri, eksperiencë dhe vendosmëri. Sot më shumë se kurrë në Kuvend na duhet njerëz me dinjiteti, të vendosur dhe me dije. Kosovës i duhen profesionistë e të urtë që e duan shumë vendin e tyre”.

“Jemi në një udhëkryq të madh si vend se kah do ta drejtojmë vendin tonë së paku në 100 vitet e ardhshme”.

“Duam që këtë frymë çlirimtare të trashëguar brez pas brezi ta përcjellim tek të rinjtë tanë dhe kjo bëhet duke qenë zë i fuqishëm në Kuvend dhe institucionet shtetërore”.

“Asgjë nuk mund të kemi nëse nuk e kemi lirinë dhe shtetin tonë të lirë, pa to asgjë nuk funksionon”. Ku kemi qenë 20 vjet më parë? Edhe këtu në Ferizaj i vetmi preokupim i prindërve tanë ka qenë mbijetesa sepse kemi qenë të robëruar. Pa liri asgjë nuk funksionon dhe asgjë nuk mund të ndërtohet”.

“Gjatë luftës kam pasur fatin që të kaloj në këto zona tuaja, kam para nëna të dorëzuar për vdekje në majën e Lubotenit. Ka dashtë Zoti që unë me disa bashkëluftëtarë kemi qëlluar aty dhe iu kemi ndihmuar që ta kalojnë kufirin”.

“Ka qenë një grua 70 vjeçare e cila thoshte ‘ma shpëtoni nipin, e për mua mos keni gajle’”.

“O njerëz të mirë të këtij vendi, mos harroni mbi çka është ndërtuar ky vend, nëse harrojmë vetëmohimin e qindra djemve tanë, nëse harrojmë mijëra gra që përjetuan tmerrin e dhunimit, rrezikojmë që historia të përsëritet”.

“Njëri nga ata që po kërkon votën për kryeministër, mohon gjenocidin serb në Kosovë. Serbia ka vrarë mbi 1000 fëmijë, mbi 10,000 qytetarë civilë, mbi 1000 gra, mbi 20,0000 të dhunuara, Serbia ka bërë gjenocid në Kosovë dhe Nisma veprimin e parë që do ta bëjë është përgatitja e padisë ndaj gjenocidit serb të kryer në Kosovë në Gjykatën Ndërkombëtare”.

Ai ka ftuar të gjitha ata që e mohojnë gjenocidin serb në Kosovë dhe vlerat për liri, që ta ndërpresin një gjë të tillë dhe t’u kërkojnë fjale qytetarëve të Kosovës.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark