Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i shoqëruar nga bashkëluftëtarë të tij dhe bashkëpunëtorë ka bërë homazhe në Kleçkë në tre vjetorin e vdekjes së veteranit të UÇK-së, Haradin Balaj.
Limaj shkruan se Haradin Bala ishte një nga veprimtarët më të çmuar të UÇK-së.
“I ndjeri Haradin Bala ishte njeri i drejtë dhe punëtor që dha kontribut të madh në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në procesin e shtetndërtimit të vendit”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
Postimi i plotë:
Me miq e bashkëpunëtorë, sot ishim në Kleçkë, për të nderuar njërin ndër veprimtarët më të çmuar të UÇK-së, bashkëluftëtarin tim, bacën Haradin Bala, në tre vjetorin e vdekjes së tij.
I ndjeri Haradin Bala ishte njeri i drejtë dhe punëtor që dha kontribut të madh në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në procesin e shtetndërtimit të vendit.
Lavdi jetës dhe veprës së tij.