Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vazhduar takimet me banorët e fshatrave të komunës së Malishevës.
Ai ka qëndruar në konakun e babait të dëshmorit të kombit, Ramë Bytyqi, në Kërvasari të Malishevës, ku ka takuar bashkëluftetarë të cilët kanë dhënë shumë për Kosovën.
“Sonte, në konakun e babait të dëshmorit të kombit, Ramë Bytyqi, në Kërvasari të Malishevës, takova bashkëluftëtarë e patriotë të shumtë që familjet e tyre kanë dhënë shumë për Kosovën”.
“Ne fshatin e patriotit të njohur, Sadri Abazit, pash një vullnet të jashtëzakonshëm për të mbështetur projektin tonë politik për mbrojtjen e vlerave tona kombëtare”, ka shkruar Limaj në rrjetin social Facebook.
Limaj ka theksuar se mbështetja për betejën politike për të ardhmën e vendit do të shihet me 14 shkurt.
“Veteranë, familjarë të dëshmorëve, invalidë të luftës e patriotë të shumtë çdo ditë e më shumë po i bashkohen kësaj beteje politike për të ardhmen e vendit dhe kjo do të dëshmohet më se miri në zgjedhjet e 14 shkurtit”, është shprehur ai. /Insajderi.org