Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore në Malishevë, ku u nderuan të gjithë veteranët e UÇK-së që kanë humbur jetën pas mbarimit të luftës.
Limaj theksoi se “veteranët e ndjerë po përkujtohen në Nëntorin e lavdisë sonë kombëtare” dhe shprehu respektin për kontributin e tyre në luftën për liri.
Ai gjithashtu e vlerësoi organizimin e akademisë, duke i uruar përgëzime kryetarit të Malishevës, Kastrati, dhe degës së OVL UÇK-së për këtë ngjarje madhështore dhe nderuese.