×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj; Nëse s’ka aktakuzë për trafikim të organeve, Kosovës duhet t’i kërkohet falje për këto akuza

    Insajderi
    26 October 2020 - 23:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se asnjë individ kushdo qoftë ai nuk mund të dalë mbi Kosovës dhe për këtë, Limaj thotë se ka dhënë sprova për këtë drejtim.

    Limaj ka bërë me dije se kur i është shpallur aktakuza ka qenë në Slloveni dhe se shqetësimi i tij kryesor ka qenë stabiliteti i vendit.

    “Në 2003 është shpallur aktakuza dhe kam qenë në Slloveni dhe shqetësimi im kryesor ka qenë stabiliteti i vendit dhe kam tentuar mënjehere të lidhëm me media për të treguar se fati i individit nuk lidhet më vendim.

    Ne duhet t’i përgjigjemi cdo sfidë. Unë kam qenë kundër Gjykatës Speciale në vitin 2015, por më pas cdo tentative tjetër është e dëmshme për vendin sepse e vendos individin para vendit. Situata ndryshon në momentin kur e ka votuar Kuvendi i Kosovës”, ka thënë Limaj në Syri TV.

    Më tutje, ai ka thënë se arsyetimi i krijimit të Gjykatës Speciale është raport i Dick Martit.

    Kreu i Nismës thotë se Kosova duhet të kërkoj llogari se cka po ndodhë më këtë raport dhe se a do të procedohet ndonjë aktakuzë për trafikim të organeve, në të kundërtën ai thotë se duhet t’i kërkohet falje qytetarëve të Kosovës.

    “Arsyetimi i krijimit të Speciales është raporti i Dik Martit. Nuk e pranoj faktin që ky komb për vite të tëra ka qenë i kryqëzuar nga ky raport. Kjo smund të heshtet. Unë dua të trajtohet në gjykatë dhe të marr përgjigje. Nuk ka krim më të madh se sa trafikimi i organeve dhe shqiptarët s;mund të jetojnë më këtë damkë. Ne nuk duam të jetojmë me kriminelët.

    Prandaj ne duhet të kërkojmë llogari cka po ndodhë me raportin e Dick Martit. A do të ketë aktakuzë për këtë raport. Ose ata që e kanë kërku le të dalin dhe të kërkojnë falje dhe të thonë se s’ka asnjë fakt që shqiptarët janë marrë me trafikim të organeve”, ka shtuar Limaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark