×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj: “PDK dhe LDK janë duke u përgatitur për zgjedhje”

    Insajderi
    05 March 2016 - 16:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë se në Kosovë ai që gënjen dhe mashtron më shumë aq më shumë votohet. Kështu ka thënë ai në 2-vjetorin e themelimit të partisë që drejton.

    Sipas tij Kosova më nuk është ajo e para dy viteve, pasi njerëzit tanimë nuk janë pasiv ndaj veprimeve të politikanëve.

    “Kosovë më nuk është si ajo e 2013-ës. Atëherë ishte në gjumë, tani nuk është”, ka deklaruar Limaj.

    Limaj ka thënë se askush prej pushtetit nuk ka pritur se partitë opozitare do të themelojnë një opozitë kaq të bashkuar.

    Ai ka thënë se zgjedhjet e ardhshme janë shumë afër pasi vetë PDK dhe LDK janë duke u përgatitur për zgjedhje.

    “Ky regjim duhet të shkojë për shkak të mënyrës së qeverisjes. PDK e LDK janë duke u përgatitur për zgjedhje. Ata vetë duke e përmendur 2018-ën si vit zgjedhor tregojnë se do të ketë zgjedhje shumë shpejt”, shtoi Limaj. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    24 July 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark