×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj: Rreth 400 milionë euro do t’i investojmë në bujqësi

    Insajderi
    28 May 2017 - 15:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, gjatë takimit me strukturat e degës së Vushtrrisë dhe Mitrovicës, si dhe simpatizantëve të këtij subjekti, ka shpalosur objektivat dhe prioritetet në bujqësi, ku tha se do të ketë 300 deri në 400 milionë euro investim.

    Limaj tha se Nisma beson se përfundimisht Kosovës i duhet një qeveri reformatore.

    Sipas tij, Qeveria e ardhshme duhet të heq dorë përfundimisht nga subvencionet dhe të kalohet në mbështetje të fuqishme.

    Limaj theksoi se me qeverisjen e tyre, do të ketë 300 deri në 400 milionë euro investim në bujqësi.

    “Mbrojtja e prodhimit vendor, ne jemi këtu në një rajon që është i njohur për patate dhe vite më herët kemi parë që duke mos pasur mundësi ta shesh dhe ose janë kalbur ose është dashur t’i derdhin dhe kjo nuk duhet të ndodh më. Ma nuk do të ketë raste dhe këto produkte të kalben. Me qeverinë e re, me angazhimin e Nismës nuk do të lejojmë që bujku i Kosovës të jetë në rolin e jetimit dhe të që tregu i Kosovës të pushtohet nga mallrat e rajonit”, ka thënë ai.

    Po ashtu, ai tha se do të lansojnë dhe do të hapin zyrën e vetëpunësimit, ku secili që ka ndonjë ide do të përkrahet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark