×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj thotë se ëndrra për Kosovën është konsolidimi i shtetit

    Insajderi
    04 February 2021 - 19:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ky angazhim që jemi duke e bërë dhe kjo betejë politike e ka një qëllim: konsolidimin e shtetit të Kosovës”.

    Nisma Socialdemokrate ka mbajtur sot një aktivitet zgjedhor ku janë mbledhur simpatizantët e këtij subjekti politik.

    Në një fjalë rasti, kryetari i kësaj partie Fatmir Limaj, ka thënë se ëndrra për Kosovën është konsolidimi i shtetit, njofton Klan Kosova.

    “Ne duam që djemtë dhe vajzat tona t’i kenë idealet e tyre. Nuk duhet në asnjë formë dhe asnjë mënyrë që të jetojnë në një vend ku atyre iu shkelet dinjiteti – ua kemi obligim. Ata presin nga ju që këtë vend të lirë ta forconi dhe të zhvilloni”.

    “Askush nuk e ka dashur më shumë jetën sesa dëshmori. Vetëm kur ja dini kuptimin jetës jeni i gatshëm të bëni çdo gjë. Jeta pa liri nuk është jetë – jeta qenqe nuk është jetë”.

    “Askush nuk e ka dashur më shumë paqen sesa qindra djem e vajza që më nuk janë në mesin tonë. Ne të gjithë ishim të bashkuar në një ëndërr të madhe të çlirimit të Kosovës dhe atë ëndërr askush s’ka mundur të ndalë”.

    “Neve na ka bashkuar ajo ëndërr e madhe e lirisë. Ende nuk e kemi konsoliduar ëndrrën e përbashkët – siç ka qenë dikur ëndrra për liri, djemtë dhe vajzat tona duhet ta kenë ëndrrën e ndërtimit dhe forcimit të shtetit të Kosovës”.

    “Ky angazhim që jemi duke e bërë dhe kjo betejë politike e ka një qëllim: konsolidimin e shtetit të Kosovës”.

    Gjatë fjalimit, bashkë-partiakët ia kanë uruar ditëlindjen e 50-të Fatmir Limajt duke ia sjellë pranë foltores një tortë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark