×
  • Lajme
  • Insajderi

    Limaj: Tri qeveritë e fundit në vend kanë rënë për shkak të dialogut me Serbinë

    Insajderi
    03 February 2021 - 21:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër nga Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, vlerëson se ndryshimi i shpeshtë i qeverie në vend shpërfaq mostabilitetin politik.

    “Një vendi që i rrëzohen tri qeveri brenda një viti është në krizë. Është mirë të gjenden arsyet e këtyre krizave të panevojshme. Shpresoj që këto zgjedhje të prodhojnë institucione stabile me mandat ashtu siç e parasheh ligji”, është shprehur Limaj.

    “Tri qeveritë e fundit [Haradinaj, Kurti, Hoti]  kanë rënë për dialog. As për pandemi, as për buxhet, as për reforma…Po edhe kjo e fundit. Mungesa e numrave, është parë se një qeveri e tillë nuk mund ta shtyjë përpara këtë çështje”.

    Limaj ka thënë se çështja e dialogut me Serbinë duhet të përfundojë pasi që i hapë perspektivë vendit.

    “Demonstrimi dhe serioziteti i Kosovës në raport me dialogun i hap vendit dy mundësi: fuqizimin ekonomik dhe njohjet ndërkombëtare. Dialogun nuk duhet ta shohim jo “dialog me Serbinë” po çështje e mundësisë së hapjes së perspektivës së vendit tonë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark