Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku dhe kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj janë takuar përsëri bashkë.
Ky është takimi i dytë publik në mes Limajt dhe Lushtakut, shkruan Insajderi.
Përmes një posti në Facebook, Lushtaku ka ndarë një fotografi së bashku me Fatmir Limajn duke shkruar “ndeja e mirë me miq të mirë”.
Ende nuk është bërë publike arsyeja e shoqërimit të shpeshtë të Lushtakut me Limajn.
Gazeta Insajderi ka raportuar para disa dite se Limaj është i preferuari i gardës së vjetër për të kandiduar për kryetar të PDK’së, në momentin kur do të mbahen zgjedhjet e brendshme.