Nisma Socialdemokrate, ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar lista “Ideal”, e udhëhequr nga Nuredin Lushtaku.
Aty thuhet se ky bashkëpunim është hap drejt forcimit për një Kosovë të sigurt.
“Ky bashkëpunim është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të angazhimit për një Kosovë të sigurt dhe zhvillim të qëndrueshëm. Gjeneral Nuredin Lushtaku, me angazhimin dhe përkushtimin e madh për vendin, i bën nder dhe i jep forcë koalicionit tonë drejt fitores në zgjedhjet e 9 shkurtit.Ky bashkim forcon edhe më shumë vizionin tonë për një Kosovë stabile dhe të integruar në NATO”, thuhet në njoftim.