Drita është në vend të dytë me 60 pikë, ka një me pak se lideri Ballkani i Therandës.
Skuadra nga Gjilani me optimizëm e presin sfidën me Ferizajn, që luhet nesër (15.00) në fushën me bari sintetik në Gjilan, në kuadër të javës së 31-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Ferizaj është në vend të nëntë me 31 pikë dhe në zonën e kuqe, që shpie në rang më të ulët.
Kapiteni i Dritës, Ardian Limani, beson e shpreson në fitore.
“Përkrahja e tifozëve do të jetë shumë kruciale për ne sepse e dijmë kur i ke ata në formë të mirë do të thotë qe jemi 12 lojtarë në fushë.
Të njejtin disponim si në ndeshjet derbi e presim edhe nesër.
Janë detaje të vogla që i kemi praktikuar për nesër dhe shpresojmë të japim më të mirën për një fitore tjetër”, ka thënë Limani.