Limoni ndikon për këtë sëmundje - Insajderi
×
LifeStyle

Limoni ndikon për këtë sëmundje

Insajderi
18 September 2020 - 11:44
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Naturalnews.com sjell disa këshilla se si të parandalohen gurët e veshkave me ushqimin e përditshëm.

Ata që e kanë provuar dhimbjen e gurëve të veshkave e dinë që është një nga dhimbjet më të forta që mund t’i përjetojë njeriu, madje edhe më të forta se dhimbjet e lindjes. Megjithatë, gurët e veshkave nuk kanë nevojë të jenë shqetësim i vazhdueshëm.

Përveç që është e nevojshme të pihet shumë ujë i pastër, të hahet ushqimi i pasur me kalcium, magnez dhe vitaminë B, është interesant që limoni, limeti ose uthulla e mollës mund të ndihmojnë ne luftën kundër gurëve të veshkave.

Shtimi i limoni të freskët, limetës ose uthullës së mollës në pije gjatë ditës do të ndihmojë në shërimin e trupit, dhe përveç kësaj në mënyrë efikase edhe do të bllokoni formimin e gurëve të veshkave.

Këto lëngje po ashtu do të ndihmojnë shpërbërjen e shpejtë të gurëve ekzistues.

“Në simptomat e para të dhimbjes në veshkë të shkaktuar nga gurët, përzieni vajin e ullirit dhe lëngun nga limoni organik, pini përzierjen menjëherë me një gotë uji pastër. Prisni gjysmë ore dhe pastaj shtrydhni lëngun e një gjysmë limoni dhe përzini me një gotë uji të pastër, shtoni një lugë uthull molle dhe pini”, shkruan dr. Edward F. Group në blogun Natural Health & Organic Living Blog.

Përsëriteni të njëjtën derisa të mos zhduken simptomat.

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark