×
  • Showbiz
  • Show

    Linda Halimi publikon fotografi të bashkëshortit me vajzën nga pushimet verore

    Insajderi
    02 July 2023 - 12:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, është shumë aktive në rrjetet sociale.

    Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme dhe në të shumtën e rasteve bën postime në promovimin e pozitivitetit të trupit.

    Së fundmi, interpretuesja e hitit “S’të fal” ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa imazhe nga pushimet e saj të fundit.

    Mes të tjerash, ajo publikoi edhe një imazh të bashkëshortit të saj Davon Edwards, ku shihet me vajzën e tyre, Kaimana, gjatë pushimeve.

    Linda ka qenë pre disa herë e raportimeve jo të vërteta ku është aluduar për një ndarje të saj nga bashkëshorti, gjersa ka provuar vazhdimisht të kundërtën përmes rrjeteve sociale. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark