Lindi dhe u rrit në Stamboll, gazetarja me prejardhje nga Kosova: E kam pas babën patriot, kurrë s’ka folë me ne turqisht - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Lindi dhe u rrit në Stamboll, gazetarja me prejardhje nga Kosova: E kam pas babën patriot, kurrë s’ka folë me ne turqisht

    Insajderi
    12 April 2025 - 18:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetarja shqiptare me prejardhje nga Kosova, Ozge Demirozu, e cila ka lindur dhe është rritur në Stamboll, ka ndarë një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë dhe ruajtjes së gjuhës shqipe në një intervistë, transmeton Insajderi.

    Në bisedën e saj, Demirozu theksoi se, pavarësisht jetesës në Turqi, ajo dhe familia e saj kanë mbajtur të paprekur traditat shqiptare, duke e bërë gjuhën shqipe pjesë të rëndësishme të përditshmërisë. Ajo tregon se në shtëpinë e saj nuk ishte lejuar të flitej turqisht, një vendim që e kishte marrë babai i saj, i cili gjithmonë ka insistuar që të flisnin vetëm shqip.

    “Kam jetuar në Turqi, por gjithmonë kemi folur shqip. Në shtëpi ishte e ndaluar të flisnim turqisht. Babai ynë, një patriot i vërtetë, asnjëherë nuk ka folur turqisht me ne, vetëm shqip. Ai donte që të mos e harronim gjuhën dhe identitetin tonë shqiptar”, ka thënë Demirozu.

    Ajo shpjegoi gjithashtu se babai i saj i ka lënë amanet që të vazhdojë kultivimin e kësaj trashëgimie, duke ruajtur gjuhën shqipe dhe lidhjet me identitetin shqiptar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark