Insajderi
Lajme

Lindita Çunmulaj i reagon Edona Llalloshit: Historia nuk rishkruhet me mikrofon

Insajderi
17 December 2025 - 15:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lindita Çunmulaj i reagon Edona Llalloshit: Historia nuk rishkruhet me mikrofon
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Aktorja Lindita Çunmulaj, ka reaguar ndaj këngëtares Edona Llalloshi, njëherësh edhe deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, pasi kjo e fundit ia përshtati këngën e Çun Mulës liderit të saj, Albin Kurtit.

Çunmulaj me anë të një reagimi në ‘Facebook’ ka thënë se historia nuk rishkruhet me mikrofon dhe “këngët e burrave të kombit nuk ndryshohen sipas rrethanave”.

“Me marrë këngën e Çun Mulës dhe me ia kushtua një politikani të sotëm është njësoj si me marrë këngën e Adem Jasharit e me ia ndërrua emrin – nuk ban, sepse historia ka emër. Ka kohë dhe ka gjak”, ka deklaruar ajo.

Llalloshi këndoi një këngë kushtuar liderit të partisë, Albin Kurtit. Kënga e saj, nxiti shumë reagime, pasi u përmend vargu “Nuk jam djalë për me u koritë, jam Albini pushkë me qitë”, e në fakt është adoptimi i këngës që i kushtohet Çun Mulajt. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark