Në emisionin e sotëm Përputhen+40, Lindita shpërtheu në lot si kurrë më parë. Shkak për këtë u bë deklarata e Oltit, i cili tha se ajo vetëm i ka përdorur meshkujt në program.
“Çimi ka bërë zgjedhjen më të mirë (referuar Stelës) për veten e tij, për jetën e tij. Ti Lindita ke bërë çmos si e si të bësh Çimin xheloz, me sjelljen ndaj meje, me Ilirin në kurriz, me kërcimin me këtë, me të dalurën me Samiun, me i nxjerr kallamin Samiut, tani nuk e di ça i ke nxjerr Armandit. Ke bërë çmos”, tha ai.
Lindita u revoltua dhe kërkoi ndërprerjen e programit.
Ajo u çua nga vendi i saj dhe shkoi në drejtim të Oltit duke e kapur për fyti.
“Ti nuk je askushi këtu. Ti të më thuash mua përdor meshkujt”, tha Lindita.
Oltti: Unë bëj ça të dua unë, jo ça më thua ti. Ti na ke përdorur moj vajzë
Lindita u largua mes lotësh dhe në gjendje të rënduar nga studioja.