×
Show

Linja e modeles me sindromën “Down”

Insajderi
13 February 2017 - 12:28
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vetëm më pak se dy vite pasi bëri debutimin e saj në pasarelë, Madeline Stuart, një modele me sindromën “Down” prezantoi markën e saj të dielën, në javën e modës në Nju Jork.

Koleksioni dominohej nga streçet sportive, bluzat e shkurtra dhe fundet. Modelja australiane sfidoi normat e industrisë së modës me parakalimin e saj të parë në pasarelë në vitin 2015, duke ndryshuar perceptimin për njerëzit me sindromën “Down”.

Ajo shpreson të bëjë të njëjtën gjë me kompaninë e saj të re. E veshur me streçe ngjyrë blu, Stuart ishte ajo që çeli shfaqjen mes duartrokitjeve dhe ovacioneve të dhjetëra spektatorëve.

Nëna, menaxherja dhe bashkëpunëtorja artistike e Madeline Roseanne Stuart u shpreh se ajo thotë fjalën e fundit për gjithçka.

“Ka sindromën ‘Down’ e kufizime intelektuale, por e di shumë mirë se çfarë do”.

Emri i koleksionit “21 arsye përse” i dedikohet kromozomit të 21-të, që karakterizon sindromën “Down”. Problemi gjenetik që prek zhvillimin ndodh 1 në 700 raste në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve.

Që prej sflilatës së saj në pasarelë, modelja ka marrë pjesë në shfaqje të ndryshme mode rreth botës.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark