×
  • Sport
  • Sport

    Lionel Messi pranë rikthimit te Barcelona!?

    Insajderi
    08 October 2023 - 14:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lionel Messi është shumë pranë rikthimit te Barcelona dhe kushti kryesor tanimë është plotësuar.

    Inter Miami u mposht në shtëpi nga Cincinnati me rezultat 1-0 në një ndeshje në të cilën Messi luajti 35 minutat e fundit.

    Me humbjen nga Cincinnati, Inter Miami edhe zyrtarisht është larguar nga gara për ‘Play-Off’ në elitën e futbollit amerikan MLS.

    Kjo do të thotë se Inter Miami ndeshjen e fundit këtë sezon do ta ketë më 22 tetor kundër Charlotte dhe më pas Messi dhe shokët e tij do të kenë një pushim katër mujor.

    Mos luajtja me Inter Miamin në play-off ishte kushti i fundit për rikthimin e Messit në Barcelonë.

    Përkatësisht, duke pasur parasysh pushimin që do ta kenë lojtarët e Inter Miamit, Barcelona dëshiron ta huazojë argjentinasin e mrekullueshëm në afatin kalimtar dimërorë dhe është shumë reale që kjo të ndodhë.

    Sipas mediave spanjolle në javët e fundit, Inter Miami është gati ta lërë Messin të shkojë në huazim te Barça, edhe pse kjo do të thotë se ai do të humbasë dy muajt e parë të sezonit të ardhshëm MLS.

    Tani është radha e Messit, i cili duhet t’i kërkojë kreut të Interit, në radhë të parë pronarit David Beckham, ta lërë të huazojë për të veshur edhe një herë fanellën e klubit të tij të zemrës. 

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    21 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark