Skuadra nga Prizreni, FC Liria ka fituar tri pikë të rëndësishme në xhiron e 24-të të Viva Fresh Ligës së Parë, grupi A.
Prizrenasit e mposhtën në shtëpi Istogut me rezultatin e thellë 5-2.
Për vendasit në këtë ballafaqim shkëlqeu Prins Tijueza i cili shënoj tre gola.
Dy golat e tjerë i realizuan Astrit Berisha dhe Blendi Memaj.
Dy golat për Istogun i shënuan Eldar Kelmendi dhe Dion Berisha.
Më këto tri pikë të reja, Liria barazohet me Feronikelin`74 në krye të tabelës me nga 47 pikë.
Feronikeli`74 në fundjavë ndeshet me Drenasin.