×
  • Sport
  • Sport

    Liria reagoi sot për spekulimet e trajnerit të ri, Ismet Munishi i refuzon publikisht: Unë vlej sa katër trajnera

    Insajderi
    08 November 2023 - 22:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ismet Munishi ka reaguar në “Facebook” rreth deklaratës së Lirisë, pasi klubi prizrenas demantoi spekulimet se trajneri nga Prishtina do të marr drejtimin e skuadrës së tyre.

    Përmes një postimi, Munishi ka njoftuar se nuk do të jetë trajner i Lirisë, teksa do ta vazhdojë punën e tij si analist në T7.

    Në postimin e tij, Munishi ka deklaruar se ai vlen sa 4 trajnera, duke iu referuar deklaratës së klubit prizrenas.

    “Njoftoj opinionin publik se unë ismet Munishi vlej fiks sa 4 trenera. Respekte per klubin e madh Fc Liria dhe tifozet Arpagjikët. Por une nuk jom trener i konkurseve. Do të vazhdoj si analist në T7 Favorit edhe për një kohë shumë të mirë”, thuhet në deklaratën e Munishit.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    23 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark