Logopedi gjilanas, Iljasa Fazliu është liruar nga Qendra e Paraburgimit në Gjilan. Gjykata Themelore në Gjilan ka njoftuar se Fazliut se bashku me dy familjarë të vajzës, babain dhe dajën, iu është hequr masa e paraburgimit.
Sipas dokumentit të siguruar nga Gazeta Insadjeri, thuhet se kjo masë është zëvendësuar me masën e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar në kohëzgjatje prej një muaji.
Lirimin e tyre e ka konfirmuar edhe avokati i dajës se 3 vjeçares, Arbër Spahiu.
AI tha për Insajderin se që nga fillimi nuk kanë qenë të kënaqur me caktimin e masës së paraburgimit për familjarët e vajzës të cilët ushtruan dhunë ndaj logopedit pas publikimit të skandalit.
“Sot me date 19.12.2022 prane Gjykates Themelore ne Gjilan kemi ushtruar kerkese per nderprerjen e mases se paraburgimit ndaj te mbrojturit tim R. S dhe ashtu siq qenkeni njoftuar ju, gjykata për të mbrojturin tim por edhe për dy të pandehurit e tjerë e ka ndërprerë masën e paraburgimit, dhe të njëjtën masë e ka zëvendësuar me Masën e Ndalimit per t’iu Afruar Vendit apo Personit të Caktuar. Vlene te theksohet se ne si mbrojtje nuk kemi qene te kenaqur qe nga fillimi me caktimin e paraburgimit”, tha ai.
Insajderi ka publikuar audio incizimin se si logopedi nga Gjilani, Iljasa Fazliu abuzon psiqikisht me një vajzë të mitur në ordinancën e tij e cila është me autizëm. Në atë ordinancë, 3 vjeçarja po ofendohej e shahej nga vetë logoped Fazliu.