×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Lirimi i Pantiqit, Haxhiu: Kjo veç drejtësi nuk është

    Insajderi
    20 October 2023 - 20:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas lirimit me dorëzani të Dejan Pantiq nga ana e gjykatës.

    Sipas saj, të gjithë kriminelët të cilët sulmuan policinë dhe cenuan rendin kushtetues, gjykata i ka liruar me dorëzani.

    “Si ka nisur kështu, nuk është larg mendsh nëse edhe terroristët e sulmit terrorist të 24 shtatorit t’i lirojnë me dorëzani. Kjo veç drejtësi nuk është! E papranueshme”, ka shkruar ajo në Facebook.

    “I bëj thirrje Këshillit Gjyqësor të Kosovës, t’i trajtojë këto raste dhe të mos lejojë keqpërdorimin e dorëzanisë”, ka shtuar tutje ministrja e Drejtësisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark