Insajderi
Botë

Lirohen vëlla e motër në moshë të re pasi u morën peng nga Hamasi

Insajderi
26 November 2023 - 12:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lirohen vëlla e motër në moshë të re pasi u morën peng nga Hamasi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nave dhe Yahal u rrëmbyen së bashku me prindërit e tyre dhe disa anëtarë të tjerë të familjes nga Kibbutz Be’eri i Izraelit, më 7 tetor.

Dje ata ishin pjesë e një grupi pengjesh të liruar nga Hamasi në shkëmbimin e dytë për të burgosurit palestinezë, raporton BBC, përcjell Gazeta Insajderi.

Fëmijët u larguan nga robëria me nënën e tyre Adi Shoham, 38 vjeçe dhe gjyshen Shoshan Haran, 67 vjeçe.

Burri i Haran, Avshalom, ekonomist dhe shtetas i dyfishtë gjermano-izraelit, u vra gjatë sulmit të Hamasit, ndërsa burri i Adi, Tal, 38 vjeç, vazhdon të mbetet peng. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark