×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Lirimi i tre policëve – Çka i kërkoi Vuçiq sekretarit Blinken?

    Insajderi
    26 June 2023 - 17:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka insistuar në qetësimin e situatës në veri të Kosovës dhe ka mbështetur planin evropian për shtensionim, u tha pas një bisede telefonike që kryediplomati amerikan zhvilloi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Siç tha Vuçiq përmes një postimi në Instagram, gjatë bisedës me Blinkenin, ai ka kërkuar lirimin e serbëve të arrestuar në veri të Kosovës.

    I thash se Serbia po sillet me përgjegjësi dhe seriozitet, por se forcat speciale të policisë kosovare çdo ditë krejtësisht me arbitraritet arrestojnë njerëz nga populli serb; si dhe i kërkova lirimin e të gjithë serbëve të arrestuar. Gjithashtu i theksova kërkesën për dorëheqjen e kryetarëve të rremë dhe tërheqjen urgjente të njësive speciale nga komunat, që janë kyçe për shtensionim”, ka shkruar Vuçiq në rrjetin e tij në Instagram.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark