×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Lirohet logopedi që dyshohet se keqtrajtoi katër vjeçaren në Podujevë, rasti kalon në procedurë të rregullt

    Insajderi
    17 August 2023 - 14:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Besart Sokoli, logopedi që dyshohet se i ka shkulur flokët dhe i ka lënduar hundën një vajze katërvjeçare me aftësi të kufizuara, po hetohet në procedurë të rregullt, pasi i ka përfunduar mbajtja 48-orëshe.

    Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

    “Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se kjo çështje penale po vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar ajo.

    Gazeta Insajderi ka raportuar ditë më parë ekskluzivisht për logopedin Sokoli, i cili dyshohet se keqtrajtoi N.S (iniciale të ndryshuara nga redaksia), katër vjeçare, nga ai.

    Deri në gjashtë ditët e para gjithçka po shkonte mirë, më pas N.I kishte nisur të refuzonte dhe të qante sa herë merrte rrugën për tek logopedi.

    Babai i viktimës në një prononcim për Gazetën Insajderi tregoi detajet e ngjarjes. Ai ka thënë se shenja dhune në trupin e fëmijut të tij ishin vërejtur në fund të javës së kaluar.

    “Nga data 30.6 e këtij viti e kemi çu në seancë të logopedi, e ka pas tre herë në javë terminin ka 30 minuta. Në gjashtë ditët e para u shku mirë më pas ka pritu, çdo herë gruaja e ka çu e ka marrë. Ajo më ka tregu se u hy tu kajt e u dal tu kajt. Ditën e enjte gruaja e ka hetu që nuk është në rregull, të premten e ka pa që i ka do shenja dhune por nuk na e ka kap truni që mundet me ndodhë kjo. Të shtunën kur ka hy brenda e ka gjetë çikën tu u ngre përpjet se s’ka guxu as me kajt është vetëm 4 vjeçare. E ka gjet me gjak në hundë dhe flokët e shkulura. I ka thënë logopedit çka m’i ke bo vajzës, ai i ka thënë ‘kam ushtru presion ma shumë se që duhet’”, ka thënë ai.

    Po ashtu ai ka bërë të ditur se 4-vjeçarja është me aftësi të kufizuara. Ajo nuk dëgjon mirë dhe ka një implant koklear.

    “Logopedi i ka pranu të gjitha përmes telefonit, nuk e di qysh bëhet ky lloj presioni. Unë e kam thirrë në telefon ai më ka thënë veç më fal, e pyetja a ia bënë këtë gjë fëmiut tënd më tha jo. Unë e kam lajmëru rastin në polici. Vajza është me aftësi të kufizuara e ka problemin që nuk dëgjon është me implant koklear ja kemi ngjitë në fund të dhjetorit e kemi pas në Turqi e kemi operu, me këtë dëgjon, gjithçka kam bërë me të holla të mija. Doktor Dukagjini më ka sugjeru me çu te logopedi nuk e kam prit që kanë me më dal telashe”, ka theksuar prindi i 4-vjeçares.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark