Shtatë milionë euro shtesë për veteranët – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtatë milionë euro shtesë për veteranët

    Insajderi
    01 July 2016 - 15:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së premtes ka njoftuar se ka ndarë edhe 7 milionë euro të tjera për të mbuluar pensionet e veteranëve të luftës së fundit në Kosovë.

    Ministria i Financave Avdullah Hoti i cili e dha këtë lajm gjithashtu e ka propozuar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për buxhetin e vitit 2016.

    Para disa javëve komisioni qeveritar për verifikimin e listave të pjesëmarrësve të luftës ka dal me raportin se numri i tyre është 46 mijë e 230.

    Qeveria kishte thënë se ky numër i ka tejkaluar të gjitha parashikimet derisa Fondi Monetar Ndërkombëtar ka alarmuar se numri i madhe i veteranëve e rrezikon prishjen e marrëveshjës së Kosovës me FMN.

    Ky institucion ndërkombëtar financiar ka kërkuar nga qeveria që të behet rishikimi i skemave sociale në Kosovë./Insajderi/

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark