×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Lirojnë terroristë si Pantiqi”, flet Egzon Azemi pas ngritjes së aktakuëzs

    Insajderi
    08 November 2023 - 16:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Speciale ka njoftuar sot për ngritje të aktakuzës kundër Egzon Azemit dhe Arlind Manxhukës, dy eksponentëve të Lëvizjes Vetëvendosje, për veprat penale nxitje të urrejtes dhe mosdurimit ndaj prokurorit Afrim Shefkiu dhe gjyqtarit Mentor Bajraktari.

    Lidhur me këtë, Gazeta Insajderi ka kontaktuar Azemin, i cili ka thënë se nuk është marrë asnjë njoftim zyrtar për ngritje të aktakuzës.

    “…Vec se per nje akuze te tille kemi qene te intervistuar nga Prokuroria paraprakisht”, ka thënë ai.

    Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër Arlind Manxhukës dhe Egzon Azemit është ngritur nën dyshimin se kanë përhapur dhe nxitur urrejtje për prokurorin Shefkiu dhe gjyqtarin Bajraktari.

    “Gjithashtu, të pandehurit AM dhe E.A. duke keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare nëpërmjet rrjetit social ‘’Facebook’’, me dashje kanë përhapur dhe nxitur urrejtje e mos durim ndaj të dëmtuarve, prokurorit A.Sh dhe gjyqtarit M.B, lidhur me një vendim për ndryshimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit D.P”, tha Prokuroria Speciale.

    Për këtë, Azemi ka thënë se një postim me thënie të veprimtarit Avni Rrustemi po merret kërcënim nga ta.

    “Fatkeqisht, postimi i nje thenje te Avni Rrustemit po mirret si kercenim nga prokuroret qe lirojne terrorist si Pantiqi qe jane shoke te terroristit Radojqiq e sherbetor te interesave anti shqiptar te shtetit serb”, tha ai për Insajderin.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar zëdhënësin e VV-së, Arlind Manxhuka, për të kuptuar më shumë rreth rastit.

    “Skam marrë njoftim unë asgjë”, tha shkurt ai. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark