Labinot Berisha, i përmendur në listën përfituesve të granteve nga ministri i Bujqësisë, Faton Pecit, ka bërë të ditur se nuk ka asnjë funksion publik politik, duke demantuar kështu pretendimet e ministrit Peci.
Ai u ka bërë thirrje mediave dhe institucioneve që të verifikojnë pohimet e tij në dokumentacionin e aplikimit.
“Sonte z.Faton Peci, Ministër me paska përmendur emrin si përfitues me mandat politik nga radhët e LDK-ës.
Për hirë të opinionit, korrektësisë dhe ruajtjes së integritetit moral dhe familjar. Me vije keq qe duhet të demantoj lajmin për etiketimin me mandat politik, sepse unë nuk kam asnjë funksion publik politik”.
Ai shtoi se asnjëherë nuk ka kërkuar ndihmesë për mbështetje të përfitimit të këtij grandit.
“Pavarsisht që jemi njohur me përgjegjësi deklaroj pa dashur t’i bëje ndonje favor z.Peci, asnjëherë të vetme nuk e kam takuar apo kërkuar ndihmesë për mbështetje të përfitimit të këtij grandit (isha meritor sepse trashigoj pasuri, gjë që ishte e pamundur të më refuzohej projekti në rrethana normale)”.
Reagimi: