×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Lista e trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përkohshme pasurohet me 23 asete të reja

    Insajderi
    08 October 2023 - 21:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë me dije se lista e trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përkohshme pasurohet me 23 asete të reja që shënojnë rrugëtimin historik dhe kulturor të vendit.

    “Nga shtëpitë tradicionale, shkolla e parë shqipe e fillim shekullit të XX-të e kulla deri tek monumentet që pasqyrojnë historinë e fundit, në tërë territorin e Kosovës janë vlerësuar pasuri materiale dhe shpirtërore”, ka shkruar Çeku në “Facebook”.

    Ai ka theksuar se në këtë listë janë shtuar afreskat e periudhës Romake të Dresnikut, Guri i Nënës Pashkë, aset me vlera të jashtëzakonshme shpirtërore, ndërtesa e lokalit Panda në Pejë dhe po ashtu ish spitali ushtarak në Drenas që shënojnë ngjarje historike.

    “Duke mbrojtur asetet tona, po kontribuojmë në njohjen dhe kuptimin e historisë së Kosovës teksa duke i kujtuar ngjarjet e kaluara formojmë identitetin kolektiv dhe kulturën tonë”, ka shkruar Çeku.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    29 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark