×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    “Littera” boton librin me poezi të Halil Matoshit

    Insajderi
    01 July 2023 - 09:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shtëpia botuese “Littera” së shpejti do ta nxjerrë nga shtypi librin më të ri me poezi “The Lil’s poem” të shkrimtarit dhe intelektualit të mirënjohur kosovar, Halil Matoshi.

    Poeti Halil Matoshi është i njohur për vargun dhe shtresat tematike dhe gjuhësore që e përcjellin poezinë e tij.

    Matoshi deri më tash ka botuar një sërë veprash letrare dhe publicistike, si “Udhëtim nëpër ëndërr të keqe”, “Lajmësi memec”, “Udhëtim nëpër zgjëndër të keqe”, “Hija e krishtit”, “Katedrale prej letre”, “N’zanafillë”, “Gdhendje drite”.

    Ai për një kohë ka qenë kryeredaktor i gazetës letrare dhe kulturore “Sheshi”, që në fillim të shekullit XXI ka funksionuar si një dritare e zhvillimeve letrare në Kosovë dhe një urë përmes së cilës janë përafruar lexuesi vendor dhe zhvillimet e reja të përbotshme artistike.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark