×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    “Littera” boton librin “Sagë për shtëpinë” të Eduard Frrokajt

    Insajderi
    08 August 2023 - 21:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shtëpia botuese “Littera” sjell për lexuesit librin “Sagë për shtëpinë” të autorit Eduard Frrokaj.

    “Sagë për shtëpinë”’ është një libër i dhembjes, ikjes, kthimit, ëndrrës, vdekjes dhe dashurisë. Është një paralele poetike për njeriun, atdheun dhe shtëpinë.
    Saga e shtëpisë mund të lexohet si jeta e njeriut nëpër një dramë të madhe, e njeriut që nuk njeh Atdhe, por është kudo në rrugët e botës, e njeriut që është edhe në ëndrrën e gjyshit, në dashurinë e vashës… në varreza masive.

    Eduard Frrokaj ka lindur më 29.06.1975 në Plançor të Gjakovës. Ka diplomuar në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Një kohë të gjatë është marrë me gazetari dhe publicistikë. Shkruan poezi dhe prozë.

    Botimin e librit e mbështeti Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës.

    Librin e gjeni nga nesër në librari.

    Poezia “Rrëfimi për një nanë” e E. Frrokaj

    Kur u ndaluan Gjovalin dhe Milan Marku në fushë të Mejes
    nana u lutë dy herë, zotit dhe kombit
    Çka i kanë ba kujt në këtë natë barbare djemtë e mi, tha
    Nanës së Anton Lleshit vrasësit i thanë se po nuk lëvizën
    do t’i vrasin djemtë para syve të tyne
    Nanës Zoje Prendi ja vranë të pesë djemtë
    e ia lanë vetëm një kujtim
    Ai momenti i të vetmes shenjë
    Nanat i panë djemtë të shtrirë në fushë
    me bajoneta barbarësh mbi krye
    për herë të fundit
    Ai momenti për të fundit herë
    Më pas ra heshtja dhe u dëgjuan batare të gjata
    Djemtë i vranë me plumba në krye
    nanat e dëgjuan kujen larg
    Vonë napër natë mbërrinë
    atje në Zadrime ku ka kënduar Fishta
    Djemtë e Malsisë vra e coptue
    të nesërmen i nisën për në Batajnicë
    Vrasësit nuk kishin lexuar libra
    por kështu e kishin parashikuar tragjeditë e vjetra
    Në varre të katundit qyqja këndonte për fatet e nuseve
    dhe kthimin e djemëve të Malsisë
    Një ditë të bukur maji u kthyen ata me eshtra të bëra copë e grimë
    me e ruajtë kufirin në Dukagjin
    Mbase një zanë ka thanë atë ditë
    a e dini o Gjovalin e Milan Marku
    sa herë asht lutë nana për me u kthye
    Nana tri ditë pas si në kryqëzim Krishti iku
    e u bë Rozafë me i muros kujtimet e atdheut
    Tha t’i bëjmë roje fisi Atdheut
    Lahutën e Malsisë e dinte përmendësh
    I mësoj edhe shenjat e barbarisë
    Të tretën ditë në trupin e saj u vetëflijua profecia
    se nuk mund të jetoj vetëm me kujtime
    Sot i bënë roje djemëve i bënë roje atdheut
    Rrëfimi për një nanë dheut e atdheut nuk i mbaron kurrë /ObserverKult/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark