Liverpool është në kërkim të një sulmuesi anësor dhe janë disa emrat që lakohen. Njëri është Donyell Malen i PSV, kurse tjetri Kingsley Coman.
Sipas Mirror francezi është ëndrra e Liverpool, duke parë që edhe nuk po pranon të rinovojë marrëveshjen me gjermanët e Bayern Munich.
Coman ka edhe dy vite kontratë dhe burimi i cituar më lart shkruan se bavarezët duan 100 milion euro për kartonin e sulmuesit.
Sigurisht Liverpool nuk e paguan një shifër të tillë për 25-vjeçarin dhe duhet të mendojë për ndonjë pistë tjetër për sulmin.