×
  • Sport
  • Sport

    Liverpool merr fitore shumë të vështirë ndaj Nottingham Forestit – mban gjallë shpresat për top-katërshe

    Insajderi
    22 April 2023 - 18:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Skuadra e Liverpoolit ka shënuar një fitore të madhe si vendas ndaj Nottingham Forest në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Premier League.

    “The Reds” fituan në “Anfield” me rezultatin 3 me 2 në një ndeshje tejet interesante.

    Pesë golat u shënuan gjatë pjesës së dytë. Fillimisht ishte Diogo Jota që hapi serinë e golave në minutën e 47’të, më pas rezultatin e barazoi Williams në minutën e 50’të.

    Sulmuesi portugez shënoi tjetër gol për 2 me 1 në minutën e 55’të.

    Vetëm pas pak minutave, Gibbs-White shënoi për t’i barazuar shifrat në 2 me 2.

    Golin e fitores për ekipin e Jurgen Klopp në minutën e 70’të e shënoi Momo Salah.

    Me këtë fitore, Liverpooli ngritët në pozitën e 6-të me 50 pikë, vetëm gjashtë pikë larg pozitës së katërt që dërgon në garat e UEFA Champions League.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark