Liverpool ka mposhtur Brentfordin me rezultat 3:0, në kuadër të xhiros së 12’të në Premier Ligë.
Liverpool ishte i “pa fat” në pjesën e parë, pasi dy gola iu anuluan për pozicion jashtë loje.
Darwin Nunez shënoi dy herë brenda pesë minutave, por të dyja golat u anuluan.
Uruguaiani fillimisht gjeti rrjetën në minutën e 23-të dhe pastaj të 28-tën.
Nunez këtë herë u shndërrua në krijues dhe asistoi për Mohamed Salah, i cili nuk gaboi për 1:0 në minutën e 39-të.
Liverpool ishte shumë me fat në pjesën e dytë, kur një ndërhyrje shumë e rrezikshme nga Endo, nuk u ndëshkua me karton të kuq.
Salah dyfishoi epërsinë në minutën e 62, kurse Jota vulosi fitoren e “The Reds” (3-0).
Me këtë fitore Liverpool merr vendin e dytë, kurse Brentfordi renditet në vendin e 10-të.