Brighton ka barazuar me rezultat 2:2 me Liverpoolin.
Ndeshje me kthesa në rezultat në stadiumin “Amex” në Brighton, 1:0, 1:2 dhe 2:2.
Vendasit avancuan në minutën e 20-të me golin e Adingras por Liverpooli shpejt këndellet dhe kalon në epërsi falë golave të lojtarit Salah (40′ e 45+1′ – nga penalltia).
Dunk në minutën e 78-të shënon dhe e shmang humbjen e vendasve, 2:2.
Pas javës së tetë në Premier League, Liverpooli është në vend të tretë me 17 pikë dhe ka një më shumë se Brighton që gjendet tre pozita më poshtë.